Dy tifozëritë shqiptare pritet të pajtohen në Prekaz

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Tifozët zyrtarë të dy skuadrave shqiptare të Maqedonisë së Veriut, “Shvercerat” e Shkupit dhe “Ballistët” e Shkëndijës së Tetovës, pritet t’i lënë prapa problemet që i kanë pasur në të kaluarën.

Incidenti i fundit në Çair, në ndeshjen që u ndërpre ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës e që u fitua në fund me rezultat zyrtar nga tetovarët, ka bërë që ekipet ta shtrijnë dorën e pajtimit, që pritet të ndodhë të dielën në Prekaz.

Kështu ka shkruar sajti “sportmania.al” të premten.

“Sipas informacioneve jozyrtare, të dyja grupet do të zgjasin dorën e pajtimit në Prekazin legjendar të Adem Jasharit këtë të diele. Iniciativën e pajtimit e kanë marrë dy hoxhallarët, Halil Kastrati dhe Fatmir Latifaj, me qëllim që të ndalohet përleshja ndërmjet dy tifo-grupeve që viteve të fundit edhe nisi t’i tejkalojë kufijtë”, ka shkruar sajti “sportmania.al”.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-