Dy motrat nga fshati Kuk përshendeten me shokët e klasës, po largohen nga Kosova

E dhimbshme: Dy motrat nga fshati Kuk i Opojës përshendeten me shokët e klasës pasi po largohen nga Kosova

E dhimbshme: Dy motrat nga fshati Kuk i Opojës përshendeten me shokët e klasës pasi po largohen nga Kosova

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Opoja
Sot, orët e mësimit në shkollën fillore “Samidin Emini” në Kuk të Opojës, ishin të fundit për motrat, Xhenisa dhe Almisa, për shkak se të nesërmen do nisen drejt një shteti perëndimor për të filluar një jetë të re bashkë me familjen e tyre.
Ato sot u përshëndeten me mësuesit dhe bashkëmoshatarët e tyre, duke ruajtur kujtimet e tyre më të bukura.
Xhenisa dhe Almisa, nuk janë të vetmet që po largohen nga shkollat. Para tyre, janë larguar për një jetë më të mirë bashkë me familjarët edhe shumë nxënës. Dukuria e tillë ka prekur edhe shumë komuna të tjera të Kosovës. Në vendin tonë, numri i nxënësve në ciklin fillor dhe të mesëm dukshëm është ulur në 7 vitet e fundit.
/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-