Drita e ka vazhduar traditën e saj, duke shpërndarë dhurata për fëmijët për festat e fundvitit.
Klubi gjilanas ka njoftuar se ka ndarë dhurata për fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor në Gjilan, shkruan Demokracia.com.
Ky është viti i shtatë me radhë që tre herë kampionët e Kosovës gëzojnë fëmijët me dhurata për fundvit.
“FC Drita ka vazhduar traditën, duke festuar festat e fundvitit me fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor “PEMA”. Për të shtatin vit me radhë ka bërë shpërndarjen e dhuratave, duke ndarë gëzimin me më të dashurit, ardhmërinë e qytetit”, thuhet në postimin e klubit gjilanas./Demokracia.com/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.