Drejtoria e Arsimit në Dragash nuk jep llogari për pagesat jashtë orarit dhe përvojat e punës

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja Uncategorized

Në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Dragashit për vitin 2018 janë publikuar një varg mangësish dhe parregullsish në menaxhimin dhe realizimin e buxhetit, si dhe mungesë të transparencës në disa sektorë.

Në raportin e ZKA-së thuhet se nga Drejtoria Komunale për Arsim në Dragash nuk kanë pranuar “listë të orëve shtesë dhe as dëshmi të përvojës së punës.”

“Mungesa e evidencave të punës jashtë orarit nuk justifikon pagesat e bëra, dhe kalkulimi mund të rezultojë edhe me gabime në saktësinë e pagesave. Mangësitë e tilla rezultojnë me pagesa të parregullta dhe menaxhim jo adekuat të shpenzimit të pagave. Deri sa nuk kemi një pasqyrë të dëshmive të besueshëm dhe të mjaftueshme të përvojës se punës, të kontrolluar dhe autorizuar nga stafi kompetent, ka rrezik se të behën mbi pagesa apo nën pagesa në emër të përvojës se punës”, thuhet më tej në këtë raport.

Nga buxheti i përgjithshëm i Komunës, gati gjysma ose 4,469,699€ ishin shpenzuar për paga dhe mëditje.

Auditori i ka rekomonaduar Kryetarit të Komunës që “të sigurojë që kompensimi i punëtorëve për punë jashtë orarit/kujdestarive të bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi, të mbaj evidenca të rregullta, në mënyrë që pagesa e tyre të jetë e rregullta dhe e dokumentuar. Si dhe duhet të siguroj që zyrtarët e personelit të kompletojnë dëshmitë për përvojën e punës së të punësuarave duke respektuar Vendimin e Qeverisë nr.06/29 të dt.15/05/2015 që përcakton rregullat dhe procedurat për dëshmimin e përvojës së punës.”/Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-