Drejtori sportiv i Al-Nassr deklarohet rreth transferimit të mundshëm të Ronaldos

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Drejtori sportiv i Al Nasr, Marcelo Salazar, tha sot se Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, por nuk ka dashur t’i përgjigjet pyetjes nëse kapiteni i kombëtares portugeze do ta vazhdojë karrierën në klubi nga Arabia Saudite, raporton Gazeta spanjolle “AS”.

Ronaldo ka ndërprerë kontratën me Manchester United para fillimit të Kupës së Botës në Katar dhe aktualisht është në kërkim të një klubi ku do të vazhdojë karrierën e tij.

Mediat botërore pohojnë se portugezi është në prag të kalimit te Al Nasr dhe thuhet se në këtë klub do të fitonte 200 milionë euro në sezon.

“Të presim me konkluzionet deri në fund të vitit, kur do të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet në botën e futbollit. Ajo që mund të them është se Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Ai ka qenë gjithmonë shembull për të tjerët për shkak të sportit dhe vullnetit të tij për të fituar”, tha Salazar.

Ai theksoi se gjithmonë e ka mbështetur Ronaldon.

“Në kohën e duhur, e ardhmja do të hapet për të gjithë. Unë kam pesë vjet në këtë klub dhe të gjithë lojtarët me të cilët kam folur janë të befasuar këndshëm pas ardhjes në Arabinë Saudite, veçanërisht në kampionatin kombëtar”, shtoi drejtori sportiv Al Nasra.

“As” pretendon se Ronaldo do të bëhet ambasadori sportiv i Arabisë Saudite pas karrierës së tij si lojtar./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-