Drejtimi i Romës dhe Portugalisë, mediat italiane të bindura për Mourinhon

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Jose Mourinho është në krye të listës për të zëvendësuar të shkarkuar in Fernando Santos në stolin e kombëtares së Portugalisë.

Atij iu ofrua roli për të drejtuar Romën dhe në të njëjtën kohë dhe kombëtaren luzitane, me federatën portugeze që ishte e gatshme të bënte çmos për të arritur te marrëveshja me 59-vjeçarin.

Gjithsesi duket se mediat italiane kanë një tjetër përgjigje të cilat thonë se Mourinho e ka refuzuar këtë ofertë dhe për të zëvendësuar Santos në krye do të vijë trajneri i kombëtares U21, Rui Horge.

“La Gazzetta dello Sport” thekson se portugezi është i përqendruar vetëm te Roma dhe se do të respektojë kontratën që e mban atë në krye të verdhekuqëve deri në vitin 2024.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-