Dragashi pret diasporën me aktivitete kulturore dhe panairin e produkteve vendore

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Dragash, 22 korrik 2016 – Në manifestimin “Mirë se erdhe diasporë”, sot në Dragash u organizua program i pasur kulturor e artistik, në të cilin u paraqitën këngëtarë nga treva jonë, SHKA “Bresana”, Nail Mushka nga Restelica, si dhe gjimnazistët nga shkolla e Llopushnikut, të udhëhequr nga mësimdhënësi, Shukri Shala.

Gjithashtu, pjesë e këtij manifestimi ishte edhe Panairi me produkte vendore tradicionale nga regjioni jonë, në të cilin u ekspozuan shumë artikuj, që nga produktet e qumështit, mishit, vezët, mjedrat, çaj nga bjeshkët tona e deri tek punimet artizanale.

E gjithë kjo ngjarje u organizua nën patronatin e kryetarit të Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, mbështetur edhe nga Ministria e Diasporës, MBPZHR, si dhe nga UNDP – Projekti InTerDev.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-