Dragashi po ndëshkohet dhe diskriminohet nga KEDS-i (Dokument)

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Edhe 18 vjet pas përfundimit të luftës shteti vazhdon të ballafaqohet me mungesë të theksuar të energjisë elektrike, ndonëse për këtë qëllim rrjeti i shpërndarjes ishte shitur kundrejt një çmimi tejet qesharak. Por, situata është përkeqësuar muajve të fundit ku në emër të punimeve në rrjet KEDS-i aplikonte reduktime të gjata të energjisë elektrike në gjithë vendin. 

Komuna e Dragashit, vazhdon me reduktime të ashpëra gjatë muajve të fundit me dhe pa orarë të njoftuar nga KEDS-i, edhe pse në Dragash janë paguesë të rregulltë të energjisë elektrike. Kësaj komune po i behët padrejtësi shumë e madhe. Edhe pse ka reagime ndaj veprimeve të Kompanisë kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike (KEDS) për reduktimet e ashpra në lokalitetet e kësaj komune, ku thuhet se janë duke u dëmtuar bizneset aktive të kësaj Komune.

Dragashi po diskriminohet vazhdimisht me reduktime të energjisë elektrike, kjo shihet edhe nga dokumentët interne të KEDS-it, të cilat “Opoja.net” i ka siguruar nga burimet mbrenda korperatës.

Në komunën e Dragashit do të vazhdon të këtë përseri reduktime me energji elektrike, kjo pasi KEDS-i vazhdon me reduktime me kategorit ABC, duke bërë padrejtësi të madhe kësaj komune e cila është paguese e rregulltë e energjisë elektrike. Duke e kategorizuar në dy kategori vetëm pse është zonë rurale.

Bresana ka 103 % parapagimin në grupin B, Bellobradi ka 102 % parapagimin në grupin B, Restelica ka 99% parapagimin në grupin A, Dragashi në përgjithësi ka 100 % parapagimin dhe përseri është ndarë në kategori ABC për reduktime me energji elektrike.

Pse edhe komuna e Dragashit është përfshirë në listën e reduktimeve të energjisë elektrike edhe pse është komuna e parë në pagesën e faturave

Ndërprerjet e shpeshta dhe reduktimet e ashpra të energjisë elektrike, në komunën e Dragashit po shkaktojnë probleme serioze bizneseve dhe familjeve në tërësi edhe pse kjo komunë prinë në mbarë Kosovën për pagesat e faturave të energjisë se harxhuar elektrike, në vend se të stimulohet me mos ndërprerje të energjisë elektrike sipas një listë të KEDS-it edhe kjo komunë është e përfshirë në listën e reduktimeve.

Shumë pronar biznesi dhe familjarë reagojnë për këtë dukuri, por të gjitha kërkesat e tyre po hasin në vesh të shurdhur. Po ashtu edhe qeveria lokale nuk reagon për këtë dukuri të pa drejtë që po ju bëhet konsumatorëve që janë parapagues të rregullt.

A ndoshta se është komunë rurale dhe me udhëheqës që nuk ankohen dhe nuk kërkojnë nga KEDS-i, pse po ndodhin ndërprerjet dhe reduktimet në këtë komunë.

Pak borë bie rryma ndërpritet, pak erë frynë rrymë nuk ka më orë të tëra, deri kur kështu pyesin më të drejtë banorët dhe qytetarët e kësaj komune që është në vendin e parë në Kosovë për shlyerjen e borxheve ndaj kësaj kompanie?

Për mungesë të energjisë elektrike dhe reduktimet pa orar ankohen edhe qytetarët tjerë.
Edhe pronari i fabrikës së tekstilit “INVERS ONE” ankohet për avarit dhe për ndërprerjen e punës për ditë të tëra që po i kushton shumë biznesit të tij.

Ankohet edhe pronari i fabrikës së përpunimit të mishit “MEKA HALLALL FOOD” se ndërprerjet dhe reduktimet e energjisë elektrike po reflektojnë në humbje të mëdha në biznesin e tij.

Pronari i restorant “ROYAL” në Bellobrad të Opojës, thotë se pavarësisht që është pagues i rregullt i faturave të energjisë elektrike, reduktimet i kanë shkaktuar humbje të mëdha e sidomos ajo e prishjes së shtyllës së tensionit të lartë, që nuk pati rrymë për 73 orë, nga temperaturat e ulëta gjeneratori kishte pësuar prishje, dhe pasojat ishin të mëdha ngase ishte shkaktuar avari me dëme të pariparueshme në kazanin e nxemjes qendrore të lokalit, gjithashtu rezervat për përgatitjen e ushqimeve nga mos funksionimi i frigoriferëve ishin prishur në tërësi.

Mos të flasim për të sëmurët dhe të moshuarit që në këtë kohë dimri të ashpër kanë nevojë për ngrohje dhe për drita. Kjo kompani duhet t’i marr parasysh komunat që paguajnë që të mos sanksionohen por të stimulohen, ngase edhe këta kanë të drejtë të mos paguajnë kur po trajtohen si të tjerët që nuk paguajnë fare. /Muharrem Qafleshi/

© Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-