Dragashi i kënaqur me investimet në energji elektrike

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Kryetari i Dragashit Salim Jenuzi është ndarë i kënaqur me investimet në energji elektrike gjatë vitit të kaluar në Komunën e Dragashit.

Ai tha se me investime të ndryshme, KEDS-i ka përmirësuar infrastrukturën e energjisë elektrike në këtë qytet.

“Jam i kënaqur me investimet që KEDS-i ka bërë në Dragash. Nuk kam asnjë vërejtje, përkundrazi kam vetëm falënderime”, tha Jenuzi.

Ai tregon se përveç trafove të reja, është bërë edhe ndërrimin e rrjetit të vjetër me atë të ri. “Edhe sivjet janë duke punuar në projektet që i kanë filluar vitin e kaluar”, tregon Jonuzi.

Në mesin e fshatrave që ka përfituar nga investimet është fshati Pllanjak. Shtatëdhjetë konsumatorë të këtij fshati, kanë përfituar rrjet të ri energjetik.

Naim Arapi, menaxher për projekte në KEDS tha se në këtë fshat janë ndërruar 38 shtylla të tensionit të ulet, si dhe është vendosur një trafo e re 400 kvA.

Banori i fshatit, Abaz Çengaj tha se me këtë investim, jo vetëm që është stabilizuar rryma elektrike, por është eliminuar edhe rreziku nga kabllot e vjetra. “Tash janë kabllot e izoluara dhe fshatarët nuk kanë frikë nga djegia”, shprehet ai.

Ai shpreson se pas këtij projekti, KEDS do të investojë edhe më shumë në këtë fshat. “Shpresojmë se ky nuk do të jetë investimi i fundit, pasi që ky fshat ka nevojë ende për të investuar”, tha ai.

Edhe kryetari i Dragashit, Salim Jenuzi tha se komuna që ai drejton ka nevojë edhe për më shumë investime, në përmirësimin e energjisë elektrike. “Nevojat janë shumë të mëdha. Jemi të informuar se KEDS, do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti të investojë në komunën tonë”, tha Jonuzi.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se në Dragash janë kryer disa projekte. “KEDS deri tash ka kryer disa projekte në Komunën e Dragashit , prej nga kanë përfituar direkt mijëra qytetarë të këtij qyteti”, tha Buzhala. Ai premton se investimet nuk do të ndalen as sivjet në këtë qytet. “Sigurisht, do të vazhdojmë me investime në mënyrë që rrjeti të jetë në standardet e kërkuara për të gjithë konsumatorët”, tha Buzhala.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-