Kosova dhe Maqedonia janë të përkushtuara të hapin mundësi dhe rrugë të reja komunikimi që janë të destinuara për përmirësimin e jetës së banorëve të Dragashit dhe Mavrovës. Kështu deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Bejtush Gashi gjatë një vizite me homologun e tij maqedonas, Oliver Spasovski, në zonat kufitare në rajonin e Dragashit.

Vizita nisi në Strazimir, zonë që lidh Komunën e Dragashit me Mavrovën e Maqedonisë, banorët e të cilave zona për tri ditë rresht do të qëndrojnë dhe lëvizin në zonën kufitare të të dy shteteve.

Ministri Gashi bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se ky kalim i kufirit për këto ditë është mundësuar për shkak të lidhjeve që kanë banorët e këtyre dy komunave me njëri-tjetrin.

Ndryshe, gjatë kësaj vizite ministrat Gashi dhe Spasovki vizituan edhe Restelicën, ku kanë pasur takim me banorët e këtij fshati.

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.