Dragashi dhe HELVETAS nënshkruajnë marrëveshje për përmirësimin e angazhimit qytetar

Opoja.net Opoja.net Opoja

Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, së bashku me drejtorin për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, z. Qamil Kolloni, ka pritur sot në takim përfaqësues të HELVETAS dhe Projektit DEMOS, z. Drilon Shala, z. Ertan Munoglu dhe znj. Dhurata Prokshi. Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të ndryshme të rëndësishme për zhvillimin e komunës, duke u fokusuar në përmirësimin e qeverisjes pjesëmarrëse dhe angazhimin e qytetarëve në procesin e planifikimit të hershëm buxhetor komunal.

Në këtë rast, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi, i cili ka për qëllim që HELVETAS dhe Projekti DEMOS të mbështesin Komunën e Dragashit në përmirësimin e qeverisjes pjesëmarrëse dhe angazhimin e qytetarëve në procesin e planifikimit të hershëm buxhetor komunal. Ky memorandum është një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes më të madhe të qytetarëve në vendimmarrje dhe rritjes së transparencës në planifikimin e buxhetit komunal.

Kryetari Xheladini ka falënderuar përfaqësuesit e HELVETAS dhe Projektit DEMOS për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë ofruar Komunës së Dragashit në fushën e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe planifikimit të buxhetit komunal. Ai theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Kjo marrëveshje do të ndihmojë Komunën e Dragashit të realizojë projekte të rëndësishme dhe të përfshijë qytetarët në mënyrë aktive në proceset vendimmarrëse, duke e bërë qeverisjen më transparente dhe më të përgjegjshme.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-