Sot është tentativa e katërt për ta kaluar demarkacionin në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkaq, ekipi i Klan Kosovës ka qenë prezent sot që nga mëngjesi në Dragash, ku i ka kërkuar opinionet e shqiptarëve që jetojnë atje, por edhe të atyre të komunitetit goran.
Shumë qytetarë kanë refuzuar që të japin përgjigje lidhur me marrëveshjen e demarkacionit.
Megjithatë, nga ata që janë përgjigjur, disa prej tyre kanë kërkuar që të ratifikohet marrëveshja e Kosovës me Malin e zi, me arsyen e liberalizimit të vizave, pasi që thanë se janë të kufizuar në Kosovë, dhe punët që i bëjnë aktualisht nuk iu sjellin të holla.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.