Komunat e rajonit jugor të Kosovës vitin e kaluar e kanë mbyllur me obligime të papaguara ndaj operatorëve ekonomik.
Mirëpo përderisa komunat Suharekë, Malishevë dhe Dragash kanë zbatuar kontrolle të mira në menaxhimin e obligimeve financiare, sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit një gjë e tillë nuk vlen edhe për komuna të Prizrenit, Rahovecit dhe të Mamushës, shkruan Opoja.net.
Për këto arsye Suhareka, Malisheva dhe Dragashi nuk kanë marrë rekomandime në këtë fushë nga Auditori, derisa Prizreni, Rahoveci dhe Mamusha janë këshilluar që t’i përmirësonin kontrollet dhe raportimet në këtë drejtim.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.