Në rastin e 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës para Qeverisë është bërë ngritja e flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë u.d e presidentit, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.
Gjatë ditës janë paraparë disa aktivitete për rastin e pavarësisë.
Ndryshe, të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë dhe Kosova u shpall e pavarur derisa në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri.
Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike. Deri më tash Kosovën e kanë njohur 117 shtete. Vendi i fundit që e njohu Kosovën është Izraeli.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.