Diskutimi për ngritjen e kapaciteteve të fermerëve të mjedrës në Dragash

Opoja.net Opoja.net Opoja

Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, së bashku me Kryesuesen e Kuvendit, znj.Arijeta Skeraj, dhe përfaqësues të tjerë të komunës, morën pjesë në panelin e diskutimit me temën “Ngritja e kapaciteteve të fermerëve të mjedrës”, të organizuar nga Shoqata Regjionale e Mjedrës “HitBerry”.

Paneli, i moderuar nga afaristi Eroll Bajrami, mblodhi ekspertë të sektorit të bujqësisë për të diskutuar arritjet dhe sfidat e vitit që lamë pas, si dhe hapat e ardhshëm për vitin e ardhshëm. Kryetari Xheladini theksoi rëndësinë e mbështetjes së fermerëve dhe zhvillimit të politikave afatgjata për të fuqizuar ekonominë lokale përmes kultivimit të mjedrës. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe: , ,
- Reklama-
- Reklama-