Në Dragash u mbajt diskutimi publik me qytetarë për Draft Planin e Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara 2024 – 2028.
Hapjen e diskutimit e bëri drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, z. Qamil Kolloni, ndërsa prezantimin e Draft Planit e bëri koordinatori i Grupit Punues, z. Agon Baxhaku. Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, falënderoi qytetarët, sidomos vajzat dhe gratë për pjesëmarrjen aktive në konsultime publike.
Qytetarët patën rastin të japin vërejtjet dhe propozimet e tyre deri më 15 qershor 2024. Më pas, Draft Plani do të procedohet për miratim përfundimtar në Kuvendin e Komunës së Dragashit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.