Disa karakteristika të Kuklibegut

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Kuklibegu është fshat i ngjitur me Bresanën dhe gjendet në juglindje të Bresanës. Edhe ky fshat ishte pjesë e Zinovës së vjetër,6 i cili në kohën e Mehmet Kuklibeut ishte lagje, ende i pa formuar si fshat. Pas vdekjes së Kuklibeut filloi të shtohej numri i banorëve, kështu që, më vonë bëhet fshat dhe merr emrin e Mehmet KuklibeutKuklibeg.

Kuklibegu sot ka mbi 100 shtëpi dhe mbi 1000 banorë. Edhe nga Kuklibegu, sidomos prej vitit 1912 janë shpërngulur shumë banorë, të cilët janë vendosur kryesisht në Prizren, Turqi dhe vende të tjera. Po ashtu edhe Kuklibegu përgjithësisht ka infrastrukturë të rregulluar.

Bresana dhe Kuklibegu që moti, çdo veprimtari të tyre jetësore e zhvillojnë bashkarisht. Edhe miqësia, dhënjemarja e vajzave për nuse, mes këtyre dy fshatrave është më e shprehur në raport me fshatrat e tjera të Opojës.

Këto karakteristika për fshatin Kuklibeg janë marrë nga libri “Zinova” monografi fetare nga autori Kasam Muhameti, në ditët në vazhdimë do të publikojmë edhe disa shkëputje tjera nga ky libër. /Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-