Disa fshatra të Dragashit nesër mbesin pa rrymë

Opoja.net Opoja.net Opoja

KEDS ka bërë të ditur se si rrjedhojë e punimeve në rrjet, nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa lokacione të Dragashit.

Me anë të një komunikate për media, KEDS ka treguar se ku dhe sa do të ketë ndërprerje.

Njoftimi i plotë:

17.04.2021

Prizren

1.

NS 35/10kV Dragash do të ndërprehen:

Dalja 10 kV Rapça (Kodi:30036009) prej orës 10:00 – 13:00.

Vendet: fshatrat: Brezne, Buçe, Kërstec, Plavë, Rapçë e Epërme, Rapçë e Poshtme dhe Rrenc.

Arsyeja: LP Rapça- kyçja kabllos XHP në dalje të TS 35/10 KV në Kthinën e Rapçës dhe në shtyllë betoni në largpërçuesin e dyfishtë Dragash ( Sharri ) – 1 dhe Rapça.

2.

NS 35/10kV Dragash do të ndërprehen:

Dalja 10 kV Dragashi (Sharri 1) (Kodi:30036005) prej orës 10:00 – 13:00.

Vendet: rrugët: 480 rruga e Dëshmorëve, 481 rruga e Restelicës (një pjesë), 482 Sheshi Komunal, 483 rruga e Brodit (një pjesë), 484 rruga e Radeshës (një pjesë) dhe 485 Adem Jashari (një pjesë).

Arsyeja: LP Rapça- kyçja kabllos XHP në dalje të TS 35/10 KV në Kthinën e Rapçës dhe në shtyllë betoni në largpërçuesin e dyfishtë Dragash ( Sharri ) – 1 dhe Rapça

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-