E plotësuar: Përmes një komenti nga hoxha Kasam Muhameti, kuptojmë se në fakt është djegur vetëm kulmi i kësaj shtëpie dhe ka të shkaktuara vetëm dëme materiale.
“Në fakt është djegur vetëm kulmi i kësaj shtëpie të kushëririt tim. Allahu i shpërbleftë banorët e Bresanës dhe Kuklibegut, të cilët sakrifikuan shumë për lokalizimin e zjarrit, si dhe zjarrfikësit e komunës sonë, që neutralizuan tërësisht zjarrin. Të gjithëve, ua kthefshim për të mirë”, shkruan në komentin e tij, Kasam Muhameti.
Në lagjen e ‘Bilajve’ në fshatin Bresanë të Opojës po digjet një shtëpi.
Policia e Kosovës dhe Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.
Sipas burimeve të Portali “Opoja.net”, më të parë zjarrin në këtë shtëpi janë mbledhur njërzit vullnetar për të ndalur zjarrin. Në këtë shtëpi e cila po digjet gjendet furra “Isa”.
Pas ndërhyrjes së Zjarrfikësave gjendja është marrë në kontrollë dhe është neutralizue situata.
Nuk janë bërë ende të ditura shkaqët e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara në këtë shtëpi.
© Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.