Një zjarr prej të cilit kanë pësuar një shtëpi, një stallë, një objekt përcjellës dhe disa mjete pune ka shpërthyer në Dragash.
Sipas policisë, ankuesi mashkull K-Shqiptar informon se ka shpërthyer një zjarr dhe si pasojë janë djegur një stallë, një shtëpi, një objekt përcjellës disa mjete pune dhe disa gjësende tjera.
“Njësiti i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.