Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë të martën, më 15 qershor.
Kështu ka njoftuar të mërkurën zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
Raundi tjetër i dialogut i ndërmjetësuar nga BE-ja do të mbahet të martën e ardhshme më 15 qershor, ku do të takohen presidenti Aleksander Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti”, ka thënë Stano.
Sipas tij, këto takime do të ndërmjetësohen nga shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell dhei dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ndryshe, në vitin 2013 në Bruksel është nënshkruar marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, ndërkaq në vitin 2015 është arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij.
Mirëpo, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet e marrëveshjes nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Kurti duke folur rreth Asociacionit, ka thënë ditë më parë nuk do të ketë asociacion njëetnik, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ishte shprehur se Kurti nuk ka nevojë të shkojë fare në Bruksel nëse nuk dëshiron të bisedojë për Asociacionin.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.