Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, javën e kaluar, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu iu është drejtuar 38 kryetarëve të Komunave të Kosovës, me kërkesën për zbatim të obligimeve që dalin nga Strategjia kundër dhunës.
E para e drejtësisë thotë se me urgjencë duhet të veprohet në këto obligime:
Të mbështeten për pavarësim financiar viktimat e dhunës në familje:
Duke mbuluar pagesën për qera
Duke mbuluar shpenzimet mujore për të mbijetuarat
Subvencionimi i pagesave për kopshte të fëmijëve të viktimave të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave
Të pajisen me detektor të sigurisë të gjitha strehimoret dhe QPS-të nga komunat
Të shtohen kapacitetet njerëzore dhe profesionale në QPS, bazuar në analizën që ka bërë Ministria e Drejtësisë në të gjitha Komunat
Shtrirja e qasjes shumë-sektoriale të koordinuar të trajtimit të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave në mbarë Kosovën, përmes themelimit të Mekanizmave Koordinues në komunat ku mungojnë
Informimi i viktimave/të mbijetuarave të dhunës në familje e dhunës ndaj grave, si dhe publikut në tërësi, mbi të drejtat e tyre dhe shërbimet ku mund të marrin ndihmë, përfshirë ndihmën juridike falas për personat e ekspozuar ndaj dhunës, në një gjuhë që ato/ata e kuptojnë;
Mbështetja e strehimoreve me financim të vazhdueshëm;
Për të ofruar siguri dhe mirëqenie për vajzat dhe gratë, veprimi duhet të jetë i përbashkët dhe ndërinstitucional, në këtë drejtim, uroj që të gjithë kryetarët të reflektojnë mbi politikat lokale dhe të zbatojnë obligimet që dalin nga Strategjia.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.