Automjete të blinduara të Policisë së Kosovës janë nisur në drejtim të pikës kufitare në Jarinjë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.
Siç tha Elshani, autoblindat janë dërguar atje për çështje sigurie.
“Kemi informacion se dikush ka me ardhë nga Serbia dhe për çështje të sigurisë i kemi dërguar policët tanë atje”, ka thënë shkurt Elshani. /Telegrafi/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.