Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se do të jenë bashkë me pozitën në hapat që merr për çështjen për targat, por vetëm atëherë kur pozita të jetë në koordinim të plotë më aleatët tanë ndërkombëtarë, me SHBA dhe BE-në dhe çdo vendim jashtë këtij koordinimi është në dëm të Kosovës.
Ajo ka thënë e PDK e përkrah vendimin e Qeverisë për targat por nuk është momentumi i duhur që të bëhet ky vendim.
Ajo ka pyetur qeverinë lidhur me kthimin e serbëve në Kuvend, ku ka thënë se Qeveria duhet të tregojë se a ka bërë qeveria marrëveshje për deputetët e rinj serbë, apo ka qenë në vullnetin e tyre që të kthehen.
Ajo ka shtuar se targat janë që 20 vite dhe Kurti do të duhej të ishte në koordinim me ndërkombëtarët e nuk do të bëhej ‘nami’ po të shtyheshin edhe për 10 muaj pasi është kërkuar.
Sa i përket shtyrjes së vizitave të zyrtarëve qeveritarë në SHBA, ndërkohë që atje po qëndrojnë liderët opozita Abdixhiku dhe Krasniqi, deputetja Musliu-Shoshi vlerëson se këto janë sanksionet e para të Amerikës ndaj Qeverisë dhe që nuk i gëzohen as ata si opozitë, por që nuk është që nuk e ka merituar.
Lidhur me planin franko-gjerman, deputetja e PDK-së ka thënë se nuk kanë informacione zyrtare si deputetë të Kuvendit dhe Kurti e ka refuzuar dy herë në Kuvend kur i ka kërkuar që të tregojë informacione lidhur me këtë plan.
Deputetja Musliu-Shoshi për Gazeta Blic foli edhe për deklaratën e ministres së jashtme Donika Gërvalla për raketën në Poloni.
Ajo e quajti atë deklaratë skandaloze, derisa konstatoi se është raketë ruse para ë gjitha vendeve të botës, të cilat nuk thanë se ishte ruse.
Lidhur me vizat, ajo ka thënë se sistemi ETIAS është kundërshtuar nga shtetet e BE-së dhe Kosovës nuk mund t’i jepet ky sistem pa pasur ende viza. Këtë ajo e quan padrejtësi ndaj qytetarëve të Kosovës.
Ndërsa, sa i përket dialogut, thotë se duhet pasur kornizë të dialogut, platforme, që të dihet se kur mendohet të përfundojnë negociatat për çka thotë se nuk dihet asgjë, pasi qeveria nuk ka dhënë informata. Ajo shton se njohja në qendër duhet të jetë kryesore për një marrëveshje me Serbinë.
Ndërsa, lidhur me zgjedhjet, ajo thotë se ato nuk janë zgjidhje dhe se opozita edhe po të dojë, nuk i ka numrat për ta rrëzuar qeverinë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.