Deputetët në Kuvend e shikojnë Botërorin, reagon Konjufca: Bile mos bëni zhurmë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës. E në këto momente edhe po zhvillohet çerekfinalja e Botërorit ndërmjet Brazilit e Kroacisë.

E duket se në Kuvend ka shumë deputetë tifozë të futbollit. Ata madje, në sallën e seancave po shikojnë ndeshjen.

Ndaj kësaj, ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, transmeton Nacionale.

“A bën kah të këqyrni futboll, mos me ba zhurëm”, ka thënë Konjufca.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-