Ish-policit serb, Dejan Pantiq, që dyshohet për sulm me mjete shpërthyese ndaj Policisë së Kosovës dhe zyrave të Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri, iu ka ndryshuar masa e paraburgimit në arrest shtëpiak.
Lajmin për RTK e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është bërë zëvendësimi i kësaj mase për Dejan Pantiq”, ka thënë ajo.
Ndërkohë në mediat serbe ka folur i biri i Pantiqit, që meritat për këtë lirim ia ka atribuuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pantiqi u arrestua në fillim të këtij muaji, derisa më pas serbët lokalë të nxitur nga grupet kriminale barrikaduan rrugët në veri.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.