Dashuria në emër të All-llahut është themeli i vëllazërisë islame

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Karakteristikë
e vëllazërisë islame është se ajo vëllazëri u bë nga Zoti i Madhëruar mbi
shtatë qiejt dhe mandej u shpall përmes Fjalës së Tij. Në Kur’anin e shenjtë
thuhet: “Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër.” [El-Huxhurat, 10].  Çdonjëri prej jush që e shqipton teuhidin –
la ilahe il-lall-llah, konsiderohet pjesëtarë i Ummetit musliman, pa marrë
parasysh ku gjenden, çfarë ngjyre ka lëkura e tij, cilit etnitet i përket… All-llahu
i Madhërishëm ka thënë: “Duke i bashkuar zemrat e tyre si një zemër e vetme.
Sikur të shpenzoje tërë pasurinë që gjendet në Tokë, nuk do të mund t’i
bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu i bashkoi ato. Ai është vërtet i
Plotfuqishëm dhe i Urtë.”
[El-Enfal, 63]

Kjo
vëllazëri bazohet në dashurinë e sinqertë që rrjedh nga dashuria e All-llahut
të Madhëruar, dhe zgjat në këtë dhe në botën tjetër. Dashuria në emër të
All-llahut nënkupton që ne ta duam vëllain/motrën tonë vetëm sepse ai/ajo e do All-llahun,
Pejgamberin (paqja dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi të), sepse ai e kryen
namazin, mundohet që jetën e tij ta ketë në harmoni me jetën e të Dërguarin të All-llahut,
salAll-llahu alejhi ue sel-lem, ndërsa i eviton gjërat  që i ndaloi All-llahu xhel-le sha’nuhu dhe i
përmbush urdhërat dhe përcaktimet e Tij. Domethënë, kjo nuk paraqet dashuri për
interes, dhe as dashuri për reputacion, lavdi dhe fuqi.

Ne jemi
dëshmitarë të shumë vëllazërive në kohën tonë që zgjasin vetëm sa zgjatë
funksioni dhe pozita, ndërsa humben me humbjen e tyre, humbet edhe vëllazëria.

Atëherë kur
Bilal el-Habeshiu, radijAll-llahu anhu e pranoi Islamin, pronari i tij, Umejje
Ibën Halef e nënshtroi në lloj-lloj vuajtje, e keqtrajtoi për shkak se e kishte
pranuar islamin, vetëm me qëllim që Bilali të heq dorë nga feja. Sigurisht, kjo
nuk e pengoi Bilalin nga Islami, por vetëm ia shtoi dhe forcoi imanin dhe
besimin e tij. Kur Ebu Bekri, radijAll-llahu anhu pa se çfarë po përjetonte Bilali
radijAll-llahu anhu dhe çfarë keqtrajtimeve iu nënshtrohej, shkoi tek Umejje
Ibën Halefi dhe e pyeti se sa vlente robi i tij, Bilali.

Për ta
poshtëruar dhe nënvlerësuar vlerën e Bilalit, Umejje tha se do ta shiste atë vetëm
për një dinar. Sidoqoftë, Ebu Bekri, radijAll-llahu anhu, nuk e përuli vëllanë
e tij musliman, por e ruajti nderin e tij, e lartësoi krenarinë dhe vlerën e tij,
dhe tha: “Betohem në emër të All-llahut , sikur të vlente njëqind mijë
dirhem, do të paguaja për të.”
Pasi qëia pagoiUmejjes
vlerën që u morën vesh, Ebu Bekri e kapi Bilalin për krahu dhe ndërsa ecnin i
tha: “Në të vërtetë ti je vëllai im.”

Me këtë
shembull, Ebu Bekri na mësoi se si dashurohet vëllai musliman me sinqeritet,
dhe sa duhet të sakrifikojmë për vëllain tonë në Islam. Transmetohet nga Enesi
radijAll-llahu anhu se i Dërguari i All-llahut salAll-llahu alejhi ue sel-lem
ka thënë: “Kur dy vetë dashurohen në emër të All-llahut, më i mirë është ai që
e do vëllain e tij më tepër.”

“Kur dy
njerëz e duan njëri-tjetrin në emër të All-llahut, tek All-llahu është më i
mirë ai që e preferon vëllain e tij.” (Buhari, Edebul-mufred, sahih) Pra,
dashuria në emër të All-llahut është ibadet që na afron tek All-llahu, te’ala, dhe
sa më e madhe është dashuria, aq më tepër i rritet vlera tek Allahu. Dashuria
në emër të All-llahut është arsye që All-llahu e do robin e Tij.

Në një rast,
u sëmur Imam Ahmed Ibën Hanbel, rahimehullah, dhe kur për sëmundjen e tij dëgjoi
Imam Shafiu, rahimehullah, erdhi te Imam Ahmedi për ta vizituar. Shkurt pas pastaj,
Imam Shafiu u sëmur ndërsa imam Ahmedi erdhi ta vizitojë, megjithëse ende nuk
ishte shëruar plotësisht nga sëmundja e tij. Duke e parë atë, Imam Shafiu u
gëzua shumë dhe në shenjë mirëseardhjeje i citon do vargje të dashurisë vëllazërore.
Ky, është një shembull i dashurisë së mirëfilltë vëllazërore, përplot respekt dhe
vlerësim. Megjithëse të dy  dijetarët kishin
pikëpamje të ndryshme për shumë çështje të sheriatit, por ajo nuk ishte arsye
për të mos ia treguar njëri-tjetrit dashurinë, respektin dhe vlerësimin në emër
të All-llahut. Ata nuk lejuan që pikëpamjet e tyre të ndryshme në mendime t’i
largojnë zemrat e tyre.

Fatkeqësisht,
shumë muslimanë sot nuk dinë t’i trajtojnë vëllezërit e tyre muslimanë që kanë
mendime të ndryshme. Nuk tregojnë respekt për vëllain thjesht sepse ka
pikëpamje të ndryshme të disa ligjeve të pjesshme të Sheriatit. Dashuria jonë
vëllazërore në emër të All-llahut nuk ka alternativë. Ai çshtë faktor kryesor i
ngjeshjes së radhëve tona, që paraqet garantë për mbijetesën tonë biologjike në
këtë rajon.

Abdullah Ibën
Mesudi, radijallahu anhu, tha: “Mos i pyesni të tjerët për dashurinë e
tyre për ju, por hidhni një vështrim zemrës tuaj dhe shikoni se çfarë ndjenja
janë të fshehura për ta. Sa dashuri ju do t’u dhuroni atyre, aq shumë dashuri do
të shihni prej tyre.” Ne shpesh herë presim që të tjerët të na tregojnë
respekt, nder dhe dashuri, por rrallëherë e pyesim veten se sa dashuri dhe
respekt u dhurojmë të tjerëve.

Dashuria në
emër të All-llahut nuk pushon atëherë kur të pushojë jeta jonë në këtë botë, por
përfitimet e saj vazhdojnë edhe në ahiret. Transmetohet nga Ebu Hurejra, se i
Dërguari i All-llahut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: ‘Në Ditën e
gjykimit, All-llahu i madhëruar do të thotë: “Ku janë ata që e donin
njëri-tjetrin ne emrin tim?, Unë do t’i shpërblej me hijen Time kur hije tjetër
nuk ka.” (Muslim) Në një transmetim tjetër thuhet: “Ku janë ata që e donin
njëri-tjetrin ne emrin tim? Ata do të jenë në minberet e dritës – nurit, në
pozitë të cilën do t’ua kenë zilinë edhe të Dërguarit e Allahut dhe shehidët.”
(Tirmidhim Ahmed, sahih)

Sot
ekzistojnë shumë vëllazëri në fjalë, ndërsa në praktikë shihet shumë pak.
Vëllezëria Islame në emër të Allahut, përpos deklaratës me fjalë, vërtetohet me
vepra përmes brengës reciproke, kujdesit dhe ndihmës. Angazhimi në rrugën e
vëllazërimit kërkon përpjekje dhe durim të madh, sepse dashuria në emër të
All-llahut paraqet ibadet dhe është një prej mënyrave për t’iu afruar sa më
shumë Zotit tonë.

Burimi: El-Asr
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress]

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-