Kombëtarja e Kosovës A, do të takohet me Luksemburgun dhe Sllovakinë, në kuadër të Grupit B për para kualifikimet për Botërorin 2023.
Dardanët më 18 shkurt do të takohen me Luksemburgun, kurse më 20 shkurt ndaj Sllovakisë.
Të dy ndeshjet luhet nga ora 19:00, në Prishtinë.
Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha, ka thënë se është i gatshëm që ta japë 100 për qindëshin nga vetja për këto dy ndeshje.
“Në ndeshjet e nëntorit nuk kam qenë unë, por prapë kemi disa mungesa. Entuziazmi është i madh. Po luajmë në vendin tonë. Motivi është shumë i madh. Shpresoj të përgatitemi sa më mirë. Kemi cilësi, por nëse nuk kemi lëndime kemi gjasa për tu kualifikuar tutje”, është shprehur Berisha për faqen zyrtare të FBK-së
Nëse Dardanët shënojnë dy fitore në dy takimet e zhvilluara, atëherë do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.
Të gjitha ndeshjet e Dritares së Tretë të Grupit B do të zhvillohen në Prishtinë. Ky ishte vendimi i mëhershëm nga Bordi i FIBA Evropës, duke i besuar edhe një ngjarje të rëndësishme Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.