Mirlind Daku e pati një fundjavë të suksesshme pasi kontribuoi në fitoren e Rubin Kazanit ndaj PFC Sochi në Premierligën ruse.
Futbollisti kosovar e shënoi njërin prej dy golave të ekipit të tij në fitoren 2:0.
E tash, përfaqësuesi shqiptar u është bashkuar Kuqezinjve për dy sfidat e rëndësishme të muajit nëntor, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
“Ndjenjë e mirë që e ndihmova ekipin që ta arrijë një fitore të re. Tani koha për atdheun Kuq e Zi”, ka shkruar sulmuesi gjilanas në rrjetet sociale, ndërsa fotos ia ka përcjellë një figurë me flamur kombëtar.
Daku u bë sensacion tek Kuqezinjtë pasi e dha kontributin e tij në ndeshjet e shtatorit dhe të tetorit, teksa pritet të jetë pjesë e Shqipërisë në rast të kualifikimit në Euro 2024.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.