Covid-19 në Dragash: Për një javë 24 të infektuar dhe dy të vdekur

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Vetëm gjatë tetë ditëve të fundit, nga 11 nëntori deri më 18 nëntor, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës, në komunën e Dragashit 24 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në bazë të shifrave zyrtare të publikuara përgjatë kësaj jave, dy persona nuk kanë arritur që ta fitojnë betejën me këtë virus, njëri 42-vjeçar dhe një tjetër 76-vjeçar.

Brenda kësaj jave, numri më i lartë i rasteve pozitive të regjistruara nga testimet brenda 24 orëve ka shkuar deri në pesë.

Vendbanimet më të prekura nga Covid-19 janë fshati Brrut dhe qyteza e Dragashit, ndërkaq të infektuar ka pasur edhe në fshatrat Rrenc, Shajne, Buqe, Plavë, Zaplluxhe, Zym, Bresanë dhe Bellobrad./Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-