“Çmenduri” në Argjentinë, tifozët gjatë festimeve mbanin në duar një të moshuar me karrocë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Argjentina u bë kampione e botës për herë të tretë në historinë e saj pasi mposhti Francën me penallti 4:2 në finalen e Kupës së Botës në Katar.

Pas kohës shtesë, rezultati ishte 3:3, dhe argjentinasit patën më shumë fat në gjuajtjen e penalltive, përcjell Demokracia.com.

Kështu Lionel Messi fitoi trofeun më të madh të karrierës së tij dhe rrugët e qyteteve në Argjentinë shpërthyen nga entuziazmi. Tashmë është shkruar për pritjen e çmendur të kampionëve të botës, të cilët tërhoqën mbi një milion njerëz në rrugë.

Kështu, Sky Sports i Argjentinës ka shpërndarë një video në të cilën tifozët festojnë titullin kampion dhe mbajnë në krahë një pensionist në një karrocë.

Personi në moshë i lumtur e ka valëvitur flamurin e Argjentinës, ndërsa fansat në ekstazë e kanë ngritur në krahë./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-