Llojet e braktisjes së Kuranit.
a. Braktisja e dëgjimit të tij, besimit në të dhe përfitimit të dritës prej tij.
b. Braktisja e të punuarit sipas tij, qëndrimit në kufijtë e hallallit dhe haramit të kumtuar në të, edhe nëse e lexon dhe beson në të.
c. Braktisja e vënies në jetë të tij, të gjykuarit sipas tij në të gjitha çështjet e jetës e të besimit, si në ato themelore e bazike ashtu edhe në ato me të detajuarat e në degëzime; Pretendimi se nga Kurani nuk përftohet dituria e sigurt dhe e pamohueshme dhe se argumentet e sjella në të janë thjesht artikulime e terma që nuk ofrojnë dituri të sigurt.
d. Braktisja e meditimit në të, thellimit në kuptimin e tij dhe të asaj që ka synuar Ai që Foli dhe e zbriti këtë Kuran.
Medito në këtë Kuran, nëse vërtet udhëzimin e drejtë synon E gjithë dituria, veç sikur ta dije, nga meditimi i Kuranit buron
e. Braktisja e kurimit dhe kërkimit të shërimit nëpërmjet Kuranit, për të gjitha llojet e sëmundjeve të zemrës dhe dobësimit të saj, duke kërkuar shërimin gjetiu.
f. Braktisja e leximit të tij. Allahu i lartësuar ka thënë: “I Dërguari tha: “O Zot im! Vërtet, populli im e braktisi këtë Kur’an.” Ja kështu, Ne lejuam që, çdo profet të ketë një armik prej keqbërësve. Por majfton që Zoti yt të jetë Udhërrëfyesi dhe Ndihmëtari yt.” [Furkan 31, 32]. Ibnu Tejmije shpjegon: “Allahu i lartësuar na tregoi se ai që nuk e lexon Kuranin konsiderohet si armik i Profetit.
Ai që braktis Kuranin, Zoti ynë vërtet e ka braktisur. Ndaj, i çoroditur gjithë jetën e tij ka për të jetuar Por ai që çdo ditë, pjesën e vet, nuk lë pa e lexuar . Drita e mirësia nga Zoti i krijesave ka për ta mbuluar
Nga Fehd ibn Jahja el Umari – Libri: ” Furnizim i lexuesit të Kuranit’
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.