CIMIC-u Italian dhuron pajisje në vlerë 8000 euro për Njësinë e Zjarrfikësve në Dragash

Opoja.net Opoja.net Opoja

CIMIC-u Italian, i cili është një organizëm i Komandës së KFOR-it që merret me koordinimin e aktiviteteve civile në rajon, sot ka dhuruar pajisje në vlerë prej 8000 eurosh për Njësinë e Zjarrfikësve, Njësinë Ekoregjionit dhe atë të Pylltarisë në Dragash. Kjo ndihmë e vlefshme për komunitetin e Dragashit përbëhet nga disa pajisje si motosharrë, agregat, pompë shpinore, kositëse bari, fryese, gypa për shuarjen e zjarrit.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike, z.Nuhija Tairovci, ishte pranë CIMIC-it Italian në ceremoninë e dhurimit të këtyre pajisjeve dhe shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e tyre në ngritjen e kapaciteteve të zjarrfikësve, ekoregjionit dhe të pylltarisë në këtë zonë.

Gjatë ceremonisë, ai falënderoi edhe Komandantin e KFOR-it- Komanda Regjionale Perëndim, Kolonel Mario Bozzin, për ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm që KFOR-i po jep për Komunën e Dragashit. Ai theksoi se kjo ndihmë e vlefshme do të ndihmojë në rritjen e sigurisë dhe të kapaciteteve të qytetarëve në raste emergjence dhe situata të ndryshme të nevojshme.

Gjithashtu, drejtori Tairovci shprehu falenderime edhe për njësinë LMT të KFOR-it Turk për angazhimin e tyre në realizimin e këtij projekti. Ai vlerësoi bashkëpunimin ndërkombëtar të KFOR-it në mbështetjen e komunitetit të Dragashit dhe në rritjen e kapaciteteve të tyre për të përballuar situata emergjente dhe rreziqe të tjera që mund të ndodhin në këtë zonë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-