Cilësia e ushqimit dhe ushqimi hallall ndikojnë madje
edhe në moralin tonë, në trurin tonë dhe në sjelljen tonë. Nëse ushqimi është fituar
haram ose në mënyrë të pandershme, ka pak dobi nga ibadetet tona, sepse në hadith
thuhet: “Kush fut vetëm një kafshatë ushqim haram në trupin e tij, për 40
ditë asgjë (asnjë vepër e mirë) nuk i pranohet nga Allahu i Plotfuqishëm, sepse
gjaku pastrohet për rreth 40 ditë. Për shembull, nga coca cola gjaku pastrohet për
15 ditë, kurse nga alkooli për 40 ditë.
Në kohërat e mëparshme, derisa njerëzit
kujdeseshin për hallallin, të themi, pulat që ecnin jashtë kur donin t’i
thernin, i mbyllnin në kotec për një kohë, për tu pastruar nga ndyrësirat.
Ebu Hanife, kur dëgjonte se ishte vjedhur ndonjë
dele, ai nuk hante mish deleje për (6) gjashtë vjet, sepse delet jetojnë rreth 6
vjet, në mënyrë që delja e vjedhur, rastësisht të mos vinte tek ai.
Nëntë të dhjetat (9/10) bëjnë pjesë tek fitimi
hallall, kurse një e dhjeta (1/10) është
tek të gjitha ibadetet e tjera. Kush e blen një këmishë për 10 €, dhe vetëm 1 €
është haram, nuk do t’i pranohet namazi i tij, për sa kohë ai falet me atë këmishë.
Ndoshta kjo është arsyeja më e madhe, që nuk po e ndjejmë
sa duhet namazin, agjërimin dhe ibadetet e tjera, sepse jemi të helmuar nga
ushqimi dhe fitimi haram. Edhe të hollat, edhe ushqimi, të gjitha janë të
diskutueshme. Vetëm se na mban shpresa tek falja, mëshira dhe ndihma e Zotit, sepse
sado që të ruhemi, është vështirë të mbetemi të pastër, nëse gjithçka rreth nesh
digjet, do të na përfshijë tymi, edhe, nëse vetë ne, nuk digjemi.
Andaj, le të ruhemi sa të mundemi, kurse Allahu i
Plotfuqishëm do të na ndihmojë dhe do të na gjejë rrugëdalje. Neve të gjithëve
na mbetët që të shpresojmë vetëm në mëshirën dhe faljen e Tij.
Përkthim: Miftar Ajdini
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.