Chelsea shpallet kampion në Ligën e Kampionëve

Opoja.net Opoja.net Sport

Manchester City dhe Chelsea u përballen në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/21, shkruan Sinjali Sport.

Chelsea u shpall kampion për këtë sezon pas fitores me rezultat minimal 1-0, duke e arritur titullin e dytë e kësaj garë në histori të klubit.

Kai Havertz realizoi për Chelsean duke u bërë heroi i bluve për këtë finale, gjermani realizoi në minutën e 42-të, pas një asistimi perfekt nga Masoun Mount.

Citiziens gjetën finalen e parë në histori të klubit, por pa gjetur triumfin këtë sezon.

Në këtë finale të pranishëm ishin 16,500 tifozë dhe ishte ndeshja e parë në këtë sezon që kishte publik në Champions League.

Dy skuadrat angleze u ballafaquan mes veti në stadiumin e Portos “Estadio do Dragao”.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-