Dashi
Të jep ankth momenti kur ke shumë gjëra për të bërë, kur ndihesh i stresuar për të gjitha impenjimet që duhet të përballosh. Bëj ndonjë pushim herë pas here.
Demi
Frika se mos humb atë që ke; kjo të shkakton më shumë ankth. Problemet zgjidhen dhe gjërat funksionojnë gjithmonë, mësoni ta pranoni dhe përballoni më mirë çdo situatë negative.
Binjakët
Gjëja që të shkakton më shumë ankth është se mos nuk vlerësohesh sa duhet nga personat që të rrethojnë, sidomos nga ata që ke më shumë përzemër.
Gaforrja
Ankthi ju torturon kur ndiheni të pasigurt për diçka, për një situatë ose person. Keni vazhdimisht nevojë për siguri në jetët tuaja.
Luani
Sa herë që nuk keni nën kontroll një situatë, mbusheni plot ankth
Virgjëresha
Mendoni shumë dhe ashtu si Luani ndjeni shumë ankth kur nuk keni nën kontroll një situatë. Besoni më shumë tek vetja juaj.
Peshorja
Ju pëlqejnë gjërat e drejta, çdo gjë që e konsideroni padrejtësi ju vendos nën stres. Tentoni të mendoni shumë për avantazhet dhe disavantazhet e situatave në vend që të reagoni, transmeton Living.
Akrepi
Të mos pasurit mjaftueshëm privatësi ose qetësi ju jep ankth. Keni nevojë për hapësirën tuaj dhe nuk ju pëlqen kur të tjerët s’e respektojnë.
Shigjetari
Ju kap ankthi kur dikush nuk ju respekton dhe gjykon gjërat që bëni ju. Nuk ju pëlqen të ndiheni të gjykuar dhe të marrë në pyetje.
Bricjapi
Jeni rrënjët e ankthit tuaj. Tentoni të ushtroni shumë presion tek vetja, keni shumë objektiva për të arritur dhe mendoni se nuk bëni kurrë mjaftueshëm. Duajeni më shumë veten.
Ujori
Gjëja që ju shkakton më shumë ankth është kur shihni se gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur ose të paktën siç e prisnit.
Peshqit
Nuk ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes dhe kjo është ajo që ju jep më shumë ankth. Ju zë paniku nëse dikush pushton hapësirën tuaj personale.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.