Për shumicën nuk mund të imagjinohet mëngjesi pa një filxhan pije të preferuar kafeine. Megjithatë, mënyra e shpejtë e jetës shpesh na detyron të kalojmë kafjallin.
Edhe pse shumica nuk mendojnë për këtë, kafen nuk është mirë ta pini në lukth të zbrazët. Lexoni më poshtë tri arsyet kryesore pse duhet të hani diçka para se të pini kafen e mëngjesit!
Kafeja ul nivelet e hormoneve
Arsyeja kryesore për ndjenjën e shtuar të stresit dhe ankthit është një çekuilibër i hormoneve i shkaktuar nga kafeina. Kafja e mëngjesit në stomak bosh mund të ndikojë në prodhimin e serotoninës, e cila është përgjegjëse për ndjenjën e lumturisë. Nëse ndërpritni pirjen e kafesë në stomak bosh, do të jeni me humor më të mirë dhe do të ndiheni më mirë.
Kafeja rrit sasinë e acidit në stomak
Sasia e shtuar e acidit në stomak shkakton urth dhe probleme me tretjen. Këto efekte shpesh do t’i ndieni gjatë gjithë ditës. Me kalimin e kohës, nivelet e larta të aciditetit mund të çojnë në probleme më serioze të tilla si ulçera në stomak, sindroma e zorrëve të irritueshme dhe refluksi.
Kafeja intensifikon ndjenjat e stresit dhe ankthit
Sasia e lartë e kafes mund të rrisë ndjenjat e ankthit dhe stresit. Kur pini kafe në stomak bosh, gjendja bëhet edhe më keq. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që gjithmonë të hani diçka para se të pini një filxhan kafe./telegrafi/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.