Portugalia e Cristiano Ronaldos e mbylli rrugëtimin e saj në fazën çerekfinale të Kupës së Botës në Katar me luzitanët që u eliminuan nga surpriza më e madhe, Maroku. Në fakt, eksperienca e portugezëve në Katar nuk ishte edhe shumë e qetë, pasi Cristiano Ronaldo me zhurmën mediatike që e rrethon duket se ndikoi edhe në kombëtare.
CR7 shënoi vetëm një gol në Botëror ndërsa në dy sfidat me eliminim direkt, trajneri Fernando Santos e uli në stol me sulmuesin që haptazi nuk e aprovoi. Në lidhje me trazirat që shoqëruan Portugalinë, së fundmi fjalën e tij e ka thënë edhe një nga ata që nxit më shumë polemika. Ish-futbollisti, Antonio Cassano shprehet se Ronaldo di vetëm të krijojë probleme dhe se nga futbolli do të duhej të ishte tërhequr dy vite më parë.
“Ronaldo i krijoi probleme të mëdha Portugalisë, kur e ulën në stol kundërshtoi hapur vendimin e trajnerit dhe bëri që mediat t’i ktheheshin kundër kombëtares. Kur e kupton që nuk mundesh më, thjesht duhet të ngresh duart lart dhe të tërhiqesh. Ai duhej ta kishte bërë diçka të tillë që para dy viteve”, tha Cassano.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.