Sot, Caritasi Zviceran së bashku me komunën e Dragashit kanë shprëndar pakot për 8 fermerë përfitues me paketa granti për kultivimin e boronicës, dredhëzës, mjedrës dhe bimë mjekuese aromatike.
Këta fermerë kanë pranuar materialet thelbësore si fidanë, sisteme të ujitjes, shtylla betoni, rrethoja, plehra dhe preparate mbrojtëse duke u mundësuar atyre kultivimin në përputhje me standardet e kërkuara për prodhimtarinë bujqësore.
Fermerët kanë falënderuar Caritasin Zviceran dhe komunën e Dragashit për shpërndarjen e pakove të kompletuara e të përbëra nga të gjitha materialet e nevojshme për kultivim, prodhim, mbrojtje dhe trajnime duke lehtësuar punën e fermerëve që të jenë të përqendruar vetëm në prodhimin cilësor.
Paketat e granteve janë financuar 50% nga Caritasi Zviceran, 35% nga komuna e Dragashit dhe 15% nga fermerët.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.