“Caritasi” zviceran mbështet kultivimin e mjedrës organike

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Opoja

Autoritetet e Komunës së Dragashit dhe përfaqësuesit e “Caritasit” zviceran në Kosovë të premten kanë nënshkruar marrëveshjen për promovimin dhe kultivimin e mjedrës organike në territorin e komunës më jugore të Kosovës.

Palët nënshkruese kanë bërë të ditur se ujdia parasheh zhvillimin e bujqësisë organike dhe rritjen e sipërfaqeve të reja të mjedrës në Dragash. Ata në bashkëfinancim do të përkrahin fermerët për kultivimin e këtij produkti bujqësor, shkruan sot Koha Ditore.

“Duke u bazuar në kërkesat e tregut dhe pas analizave të hollësishme ‘Caritasi’ zviceran ka zhvilluar modelin e granteve për kultivimin e mjedrës organike në Komunën e Dragashit”, thuhet në komunikatën për media të “Caritasit” zviceran.

Aty sqarohet se qëllimi i skemës së grantit është që të mundësojë mbështetjen financiare ndaj fermerëve të komuniteteve të ndryshme për kultivimin e 3 hektarëve me mjedër organike në bashkëfinancim me Komunën e Dragashit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-