Sipas raportit të sotëm të IKSHPK-së, nga testimi i 494 mostra të marra nga SHSKUK-ja, 213 raste kanë rezultuar pozitive me virusin Covid-19. Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 109 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3 mijë e 614. Sa i përket komunës së Dragashit, sipas këtij raporti, gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe dy raste pozitive, duke e çuar numrin total në 28.
Nga ana tjetër, në mbledhjen e sotme të Shtabit Emergjent në Dragash, u dhanë statistika premtuese, sipas të cilave dominon numri i të shëruarve nga ky virus. “Deri më tani, në komunën e Dragashit kemi regjistruar 26 raste pozitive, prej të cilave 20 janë shëruar, tre raste kanë përfunduar me fatalitet ndërsa tre raste të tjera mbeten aktive”, tha drejtori i QKMF-së në Dragash, Ramadan Jashari.
Duke i llogaritur dy rastet e sotme, në komunën e Dragashit mbeten 5 rate aktive, nga numri i përgjithshëm i të infektuarve. /Radio Sharri – Dragash/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.