Burri tenton ta fusë me dhunë në veturë ish-gruan e tij në Suharekë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Një grua e cila kishte urdhër mbrojtje nga gjykata, ka njoftuar policinë se ish-bashkëshorti i saj ka tentuar që me dhunë ta fuste në veturën e tij.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, i dyshuari është penguar nga disa persona, por i njëjti ka arritur që t’ia marr telefonin viktimës dhe të largohet në drejtim të panjohur.

Rasti i cili ka ndodhur në Suharekë, është nën hetime, transmeton Klankosova.tv.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-