Një tentim vrasje dyshohet të ketë ndodhur pasditen e së premtes në Dragash.
Një 31-vjeçar e ka plagosur ish-vjehrrin e tij jashtë objektit të degës së Gjykatës Themelore atje, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar, po ashtu edhe arma është sekuestruar.
“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën K. Q., ish vjehrrin i tij nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit të divorcit në mes vajzës së tij dhe të dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit të gjykatës”, ka thënë Gashi.
Viktima është dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit.
Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari O.M. është ndaluar për 48 orë. Ai dyshohet për veprat penale “tentim vrasje” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Prokuroria ka thënë se do të kërkojë masën e paraburgimit për të dyshuarin.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.