Brenda pak orësh, paraditen e sotme, dy aksidente kanë ndodhur në afërsi të udhëkryqit për në fshatin Rapçë, në rrugën për Dragash.
Automjeti i parë, me një drejtues nga fshati Rrenc, kishte dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal, ndërsa automjeti i dytë, me një drejtues nga fshati Bresanë, ka rënë poshtë rrugës, duke përfunduar në lumë. Sipas dëshmitarëve okularë, në dy rastet kapatur vetëm të lënduar lehtë, por ende nuk ka informacione zyrtare për gjendjen e tyre aktuale.
Ekipi ynë ka arritur vetëm të sigurojë pamjet e automjeteve, pasi kanë ndodhë këto aksidente. /Radio Sharri
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.