Bota në garë për zbulimin e vaksinës kundër COVID-19, çfarë po bën Kosova për ta siguruar atë

Opoja.net Opoja.net Shëndeti

Kompanitë farmaceutike botërore janë në një garë të ngushtë për zbulimin e vaksinës anti-COVID, vaksinë kjo që pritet t’i japë fund pandemisë Covid-19.

Pas kompanisë gjermane BioNTech e cila ka konfirmuar se vaksina që janë duke testuar ka rezultuar 90% efektive, në garë është futur edhe kompania amerikane e biotekonlogjisë ‘Moderna’, e cila shkon deri në 95 % me efektivitet.  Por a do të jetë Kosova përfituese e njërës nga këto vaksina. Drejtues te Ministrisë së Shëndetësisë kanë dhënë detaje rreth kësaj çështjeje.

Në momentin që vaksina do të zyrtarizohet edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Kosova pritet të përfitojë 360 mijë vaksina falas nga Aleanca Botërore e Vaksinimit, e njohur si COVAX.

Nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës thanë për Express se pjesën tjetër të vaksinave, Kosova do ta blejë me mjete të veta financiare. E kjo do të ndodhë, vetëm kur ato të jenë në treg dhe të lejuara për përdorim tek njerëzit.

Sipas zyrtarëve tanë shëndetësor, Kosova, prej disa muajsh, ka qenë në bisedime me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe partnerët ndërkombëtarë.

Aleanca Botërore e Vaksinimit e ka futur Kosovën në mesin e shteteve përfituese falas të 20% të sasisë së vaksinave, apo 360,000 doza të vaksinave kundër COVID-19.

E detaje rreth asaj se si do të sigurohen këto doza të vaksinës kundër Covid-19 për kosovarët, kanë dhënë për Express nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

IKSHPK: Me vaksinën anti-Covid duhet të vaksinohen 1 milon e 200 mijë kosovarë

Plani i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë parasheh që të vaksinohen 1 milion e 200 mijë banorë të Kosovës.

“360 mijë vaksina i janë premtuar Kosovës dhe ato do të jepen falas përmes COVAXt. Sipas planit të IKSHPK’së për vaksinim të popullatës kundër Covid parashihet që të vaksionn mbi 1 milion e 200 mijë banorë”, ka deklaruar Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Por pjesën tjerët të vaksionave kundër Covid-19 shteti do të detyrohet që ta blejë. Për këtë punë nga vendi deklarojnë se ka buxhet të mjaftueshëm për të siguar vaksinë.

“Pjesën tjetër përtej 360 mijë vaksinave do ta blejë Kosova përmes buxhetit të saj. Se sa do të kushtojë ajo, do të dihet tek pasi vaksina të dal në treg.

‘Shteti ka fonde të mjaftueshme për blerjen e kësaj vaksine për qytetarët e saj”, thotë më tutje Hoti.

Kompania amerikane Moderna ka qenë e fundit që ka njoftuar se është duke pasur sukses me prodhimin e vaksinës anti-COVID.. Nga kjo e fundit theksojnë se nga të dhënat paraprake tregojnë se vaksina e saj kundër COVID-19 është gati 95% efektive.

Rezultatet janë të ngjashme me ato të kompanive Pfizer dhe BioNTech, të cilat ditë më parë njoftuan se testimi i vaksinës së tyre ka rezultuar 90% efektiv në fazën finale, në të cilën janë përfshirë më shumë se 40 mijë njerëz. Rezultatet e vaksinave të këtyre kompanive shtojnë besimin në rritje se zbulimet e tyre mund të ndihmojnë në përfundimin e pandemisë.

Nga Moderna kanë treguar se planifikojnë të aplikojnë për miratim të vaksinës në mënyrë përdorimi i vaksinën të fillojë në javët e ardhshme. Testimi përfshiu 30.000 njerëz në SHBA.

“Efektiviteti i përgjithshëm ka qenë i jashtëzakonshëm … është një ditë e mrekullueshme”, tha për BBC Neës, Tal Zaks, zyrtari kryesor mjekësor në Moderna.

Derisa javënn e kaluar, edhe kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech kanë konfirmuar se vaksina e tyre kundër koronavirusit “ofron mbrojtje 90%”.

Pfizer ka thënë se beson se do të sigurojë 50 milionë doza të vaksinës deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliard të tjera deri në fund të vitit 2021.

Por çka është COVAX dhe si Kosova do të mund të përfitoj vaksina falas nga ky program?

COVAX është një program që synon të bashkojë fondet e shteteve të pasura dhe të organizatave joqeveritare, me qëllim të zhvillimit të vaksinës për sëmundjen COVID-19, që shkakton koroanvirusi, si dhe ta shpërndajë atë në gjithë botën.

Qëllimi tij është që të sigurojë 2 miliardë doza të vaksinës së miratuar për COVID-19 deri në fund të vitit 2021.

Kosovë 16 nëntor : 688 raste të reja dhe 11 vdekje nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 688 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Rezultatet e IKSHPK-së, janë në bazë të 1.865 mostrave të testuara.

Gjatë 24 orëve po ashtu nga sëmundja COVID-19 kanë vdekur 11 pacientë.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Klinë 1 rast (65 vjeç), Skenderaj 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Që nga konfirmimi i rasteve të para në muajin mars, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 29.805.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19, është 833, derisa numri i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.541 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.431.

Më poshtë gjeni shpjegimet rreth dy vaksinave kundër COVID-19: Ku dallojnë Moderna dhe Pfizer-BioNTech?

Shumë kompani farmaceutike po vazhdojnë të bëjnë hulumtime për zbulimin e një vaksine adekuate kundër COVID-19, ku dy prej tyre tashmë kanë nxjerrë rezultate mbresëlënëse.

Kompania amerikane Moderna njoftoi se vaksina e tyre kundër coronavirusit ka një efikasitet deri në 95 për qind.

Efektiviteti i vaksinës së Modernas është pak më i lartë se efektiviteti prej 90 për qind, të cilën e kishin raportuar javën e kaluar gjigantët farmaceutik, Pfizer dhe BioNTech.

Vlerësimi i efikasitetit të 95 për qind të Modernas bazohet në rezultatet paraprake nga një provë klinike e kryer në 30 mijë pacientë, gjysma e të cilëve morën një vaksinë dhe gjysma një placebo, transmeton Telegrafi.

Megjithëse vaksinat Moderna dhe Pfizer funksionojnë në të njëjtën mënyrë – injektimi i një pjese të kodit gjenetik të virusit për të shkaktuar përgjigje nga sistemi imunitar i trupit – vaksina e Modernas ka disa përfitime të konsiderueshme.

Sipas rezultateve paraprake, vaksina e Modernas ka një efikasitet prej 95 për qind kundrejt Pfizer-it me 90 për qind.

Ndërsa kjo nuk duket shumë në fillim, kur merr parasysh numrin e njerëzve që duhet të vaksinohen për të arritur mbrojtjen e duhur në nivelin global të prekur nga pandemia e coronavirusit, ndryshimi i efektivitetit prej 5 për qind nuk është i papërfillshëm.

Gjegjësisht, vaksina e Pfizerit duhet të ruhet dhe transportohet në një temperaturë prej -75 gradë celsius, i cili është një problem i madh logjistik duke qenë se do të jetë e nevojshme të ruhen dhe shpërndahen miliona doza të vaksinave tek njerëzit në të gjithë botën.

CNN shkruan se asnjë vaksinë tjetër në SHBA nuk ka nevojë të ruhet në të njëjtën temperaturë kaq të ulët, kur dihet se farmacitë dhe mjekët nuk kanë frigoriferë që arrijnë temperatura kaq të ulëta.

Vaksina Moderna nuk e ka këtë problem. Gjegjësisht, kjo vaksinë mund të ruhet në një temperaturë prej – 20 gradë celsius.

Kjo do të thotë se vaksina e Modernas mund të ruhet në frigoriferë që zakonisht gjenden në barnatore dhe zyrat e mjekut.

Për më tepër, vaksina e Modernas mund të ruhet për plot 30 ditë në frigorifer gjersa e Pfizerit për vetëm pesë ditë, që është një tjetër avantazh i rëndësishëm.

Të dy vaksinat, Pfizer dhe Moderna përdorin teknologjinë e njohur si ARN-s – kjo do të thotë që një pjesë e kodit gjenetik të coronavirusit injektohet në trup.

Kjo fillon të bëjë proteina virale, por jo të gjithë virusin, e cila është e mjaftueshme për të trajnuar sistemin imunitar që të sulmojë.

Ai duhet ta trajnojë trupin për të bërë të dy antitrupa – dhe një pjesë tjetër të sistemit imunitar të quajtur qelizat T për të luftuar coronavirusin.

Të tjerët janë në zhvillim, ndërsa një testim i tretë i madh – nga kompania belge Janssen – është duke u zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkohë gjatë verës, Moderna ka kërkuar rreth 21 euro një dozë, që është shumë më tepër se ajo e Pfizerit, e cila raportohet se do të kushtojë rreth 15 euro.

Kjo ishte në sasi më të vogla gjersa padyshim që do të bëhen marrëveshje për të ulur çmimin për blerjet me shumicë, por Moderna është një kompani tregtare, e cila ka shprehur qartë interesin e saj për të dal në fitim.

Dr Zoltan Kis, bashkëpunëtor kërkimor në Future Vaccine Manufacturing Hub, Imperial College London, tha se sasia më e madhe e vaksinës Moderna mRNA për dozë (100 mikrogramë) krahasuar me Pfizer (30 mikrogramë) do të thoshte që kjo e fundit mund të prodhohej në numër më të lartë dhe me kosto më të ulët.

Ai shtoi se çështjet e transportit me Pfizerin mund t’i japin një epërsi fillestare, por vuri në dukje temperaturën më të lartë, e cila i jep epërsi vaksinës së Modernas.

“Prandaj, pasi të aprovohet nga autoritetet rregullatore, vaksina COVID-19 e Modernas mund të shpërndahet shumë më lehtë dhe me kosto më të ulët krahasuar me vaksinën BioNTech / Pfizer”, tha ai.

Një vaksinë do të mësonte në mënyrë të sigurt trupat tanë që të luftojnë infeksionin.

Ose do të na ndalonte të infektoheshim me coronavirus në radhë të parë ose të paktën do ta bënte më pak vdekjeprurës.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-