Bora në disa zona të Dragashit arrin në gjysmë metër

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Temperaturat e ulta dhe reshjet e vazhdueshme të borës kanë sjellë vështirësi në qarkullim në shumicën e rrugëve të fshatrave të komunës së Dragashit.

Sipas informacioneve nga tereni bora në disa vende ka arritur gjysmë metër.

Mursel Halili, Drejtor për Mbrojte, Shpëtim dhe Shërbime Publike në komunën e Dragashit ka deklaruar për Gorapress se ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve janë duke punuar në tri ndërrime.

Ai ka deklaruar se situate emergjente mbetet, duke shtuar se në disa fshatra qarkullimi i mjeteve është duke pasur vështirësi, por shprehet se komuna nuk i ka pajisjet adekuate për të ndërhyrë në këto raste.

Pavarësisht se shkollat janë të mbyllura deri të hënën, shërbimet komunale do të vazhdojnë tu ofrohen qytetarëve.

Ndërsa Behar Brenolli, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Publike ka deklaruar se pavarësisht temperaturave të ulta nuk ka rritje të numrit të pacientëve në qendrën shëndetësore në Dragash./opojasot.com

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-