Legjenda kroate, Zvonimir Boban ka mbërri sot në Kosovë.
Zyrtari i UEFA-s, i shoqëruar nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është pritur nga ministri i sportit, Hajrulla Çeku.
Ndërkohë, gjatë ditës ish-futbollisti i njohur i Milanit do ta vizitojë edhe Komunën e Prishtinës, ku do të takohet me të parin e saj, Përparim Rama.
Gjithashtu, në fund Boban do të ketë takim me Komitetin Ekzekutiv të FFK-së, me ç’rast do ta mbajë edhe një konferencë për shtyp.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.