Bislimi: Serbia ishte e interesuar vetëm për Asociacionin

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, janë takuar sot në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, janë takuar sot në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Opoja.net Opoja.net Kosova

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Serbia ishte e interesuar për vetëm një pikë të marrëveshjes bazike, atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Pika e vetme e agjendës në të cilën ne duhej të shënonin përparim ishte diskutimi i finalizimit të planit të sekuencimi. Por Petkoviq ishte i interesuar vetëm për një pikë që nënkuptim aprovimi i draftstatutit evropian. Kanë thënë se mund të diskutojmë për pika të tjera pasi të ecet përpara me zbatim të Asociacionit. Ndërsa pala kosovare ka pasur propozime për secilën pikë dhe është e rëndësishme që marrëveshja bazike të pranohet në plotëni. Plani i sekuencimit të jetë gjithëpërfshirës pasi s’mund të dizajnojmë 10 plane të sekuencimit. Kërkesa e Lajçakut deri më 18 korrik të dërgojmë komentet tona me shkrim për këtë marrëveshje, propozime do të bëhen të njohura edhe për palët dhe kjo do të tregojë se Serbia nuk do ta respektojë marrëveshjen”, ka thënë Bislimi pas takimit.

Petkoviq: Ne këmbëngulën në themelimin e Asociacionit

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se gjatë takimit pala serbe ka insistuar në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Por ai ka thënë se Bislimi ka refuzuar që të diskutojë për atë.

“Beogradi ka konfirmuar se është gati të bisedojë për draft-statutin e Bashkësisë së komunave të hartuar nga BE-ja, dhe Bislimi refuzoi ta diskutojë atë, gjë që tregon se Prishtina nuk është e interesuar për formimin e Bashkësisë së komunave dhe për procesin e normalizimit”, ka deklaruar Petkoviq, raporton Tanjug.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-