Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka theksuar se ai pati një “takim shumë të mirë” me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komentet e presidentit Biden vijnë pas takimeve midis delegacioneve turke dhe amerikane, që filluan pas bisedës dypalëshe të presidentëve të SHBA-së dhe Turqisë.
Takimi Biden-Erdoğan, që u mbajt në selinë e NATO-s në Bruksel, zgjati rreth 45 minuta. Tdy liderët u takuan për herë të parë që kur Biden mori detyrën në muajin janar.
Krerët e NATO-s kanë zhvilluar takime dypalëshe në margjinat e samitit që filloi sot në Bruksel.
Para takimit me presidentin Biden, presidenti Erdoğan në margjinat e samitit të NATO-s po ashtu takoi liderë të tjerë botërorë, përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Boris Johnson.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.