Trajneri i Mancheter Unitedit, Erik Ten Hag ka marrë vendim që të mos e thërrasë yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldo, në ndeshjen e ardhshme që e kanë këtë të shtunë kundër Chelseat, pasi portugezi mbrëmë doli nga banka rezervë për në dhomat e zhveshjes, në shenjë revolte për moshyrje në lojë.
“Cristiano nuk do të jetë pjesë e ekipit të Man United për ndeshjen e kësaj të shtune kundër Chelsea. Pjesa tjetër e skuadrës është plotësisht e përqendruar në përgatitjen për atë ndeshje”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ronaldo u drejtua për në zhveshtore në minutën e 90-të, përderisa Djajtë e Kuq po mposhtnin Tottenhamin me rezultat 2-0. Pas kësaj, trajneri Erik ten Hag tha se do merrej me këtë veprim të Ronaldos nesër (për sot), pasi mbrëmë po festonin fitoren. /Demokracia.com
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.